Sulmon ISIS në Irak, të paktën 26 të vdekur

09:22 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Të paktën 26 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve të natës të kryera nga militantët e ISIS-it në qytetin e Tikritit në Irak.

Të paktën 14 oficerë policie janë në mesin e viktimave në këtë sulm, njoftojnë burime të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.

Tikrit është kapur nga militantët e Shtetit “Islamik në qershor të vitit 2014.

Në shtator të 2015, ISIS hodhi në erë Kishën e Gjelbër, një nga kishat katolike më të vjetra në Lindjen e Mesme, si dhe Al Arbain, një xhami historike që ishin të vendosur nga qendër të qytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme