Demarkacioni me Malin e Zi dhe krijimi i komunave me shumicë serbe kanë krijuar ngërq politikë në dy vitet e fundit në Kosovë.
Partitë opozitare në vend e shohin zgjidhjen e daljes nga ky ngërq vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërkaq koalicioni që përbëhet nga dy paritë më të mëdha në vend konsideron se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për t’i tejkaluar këto probleme, shkruan Arbresh.info.
Sipas përfaqësuesve të pozitës, koalicioni është i qëndrushëm dhe duhet të respektohen afatet të cilët janë përcaktuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një pronocim për Arbresh.info tha se nëse presidenti i shpall zgjedhjet, KQZ-ja do të ishte e gatshme që t’i organizonte ato pavarësisht se në vjeshtën e këtij viti mbahen edhe zgjedhjet komunale.
“Në qoftë se presidenti i shpall zgjedhjet ne s’na mbetet gjë tjetër pos t’i organizojmë dhe nuk mundemi ne të zgjedhim nëse dojmë apo nuk dojmë, normal që është ma vështirë por e kemi obligim kushtetues”, u shpreh Daka.
E pyetur për mundësitë financiare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, Daka thotë se KQZ-ja financiarisht varet nga Qeveria.
“Nga ana finaciare varemi nga qeveria dhe nëse shpallen zgjedhjet Qeveria e ka obligim me i na siguru mjetet financiare”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Driton Selmanaj nga Institui Demokratik i Kosovës, në një pronocim për Arbresh.info tha se Kosova ka kapacitet për organizimin e dy palë zgjedhjeve brenda një viti mirëpo, siç tha ai, kjo do të ishte e tepërt për partitë politike dhe qytetarët.
“Ndodh që një numër i madh i votave del i pavlefshëm si rezultat i edukatës së pamjaftueshme të votuesve për të votu edhe nëse tash i bëjmë dy palë zgjedhje ateherë vetëm do të rritej konfuzioni i vetë votuesve për të shprehur realisht vullnetin e tyre politik përmes votës, për ta shprehur qëndrimin e vet. Kosova do të duhej të jetë e kujdesshme që asnjeherë mos t’i organizoj dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë por të respektohen afatet kalendarike. Ne kemi së paku një diferencë prej gjashtë ose shtatë muaj ose edhe një vit prej një palë zgjedhjeve në zgjedhjet e tjera”, tha Selmanaj.
Ai ka shtuar se zgjedhjet e fundit parlamentare kanë qenë zgjedhje të vlerësuara pozitivisht nga faktori ndërkombëtar por edhe nga institucionet monitoruse vendore.
“Zgjedhjet e fundit parlamentare në fakt kanë qenë zgjedhje të vlerësuara pozitivisht nga faktori ndërkombëtar por edhe nga institucionet monitoruse vendore, nuk besoj që do të ketë parregullësi si në vitin 2010 dhe të domtohet i gjithë procesi, por problem më i madh paraqitet tek votuesit, ngaterrohen votuesit sepse duhet të votohet për dy nivele, për nivelin lokal edhe atë qëndror, për kryetarin e komunës, për deputetë. Është një ngarkesë e jashtëzakonshëm për vetë votuesit, ata mund të vihen në hamendje dhe mund shpeshherë ndoshta edhe të gabohen dhe kështu fletëvotimet të shpallen të pavleshme “ u shpreh Selmanaj./Arbresh.info.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para