Esan shpalos planet investive për sektorin minerar në Kosovë

07:39 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Sot në ndërtesën e Qeverisë mbahet takimi ndërinstitucional, ku kompania e njohur Esan nga Republika e Turqisë, do të shpalosë idetë dhe planet investive për sektorin minerar në Kosovë.

Të pranishëm në prezantimin e këtij projekti kapital strategjik do të jenë ministrat e resorëve të ekonomisë, kryetarë të komunave potenciale për këto investime etj.

Ndryshe, Kompania Esan menaxhon nëntë miniera në Republikën e Turqisë dhe vitin e kaluar ka arritur të eksportojë mbi 200 milionë dollarë produkte minerare.

Zyra përfaqësuese e kësaj kompanie në Republikën e Kosovës është aktive që nga viti 2010 dhe deri tani ka shpenzuar mbi 1.5 milionë euro në hulumtime minerare në disa lokacione në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme