Mediat britanike e përshkruajnë si misionin më të madh që prej Afganistanit. Trupa ushtarake nga Mbretëria e Bashkuar, Amerika dhe Rumania kanë mbërritur në Poloni si pjesë e përgjigjes së NATO-s ndaj tensioneve në rritje në rajon mes Moskës dhe anëtarëve të Aleancës së Atlantikut Verior.
Prania e tyre duhet të shërbejë si garanci më shumë për aleatët e NATO-s që i druhen fqinjit të vet të madh. 150 pjesëtarë të njësive Light Dragoons i janë bashkuar 100 trupave rumune dhe 1.100 ushtarëve amerikanë, të cilët kanë nivelin më të madh të përfaqësimit në këtë forcë.
Kjo nuk është një njësi pushtuese, sqarojnë krerë të lartë ushtarakë amerikanë, por nëse do të jetë e nevojshme do të hidhet në veprim për të eliminuar çdo kërcënim.
Përpara se ushtarët të mbërrinin në Poloni, kolonel lejtnanti i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Steven Gventer këmbënguli se misioni nuk po trajtohet si stërvitje.
“Parimi është i thjeshtë, ne nuk e fillojmë kurrë luftën të parët, por po nisi ama, e çojmë deri në fund. Nuk dëshirojmë konflikte, megjithatë jemi kurdoherë të përgatitur”, tha Gventer.
Vendimi i NATO-s erdhi pasi presidenti rus Putin urdhëroi zhvendosjen e sistemeve raketore dhe trupave në Kaliningradin që ndan kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.
Rreth 4.000 ushtarë të Aleancës Veri-Atlantike janë shpërndarë deri tani në këto dy vende, në Letoni dhe Estoni.
Një raport i shërbimeve sekrete lituaneze doli në përfundimin se Rusia ka zhvilluar aftësinë për të ndërmarrë një sulm mbi shtetet ballatike brenda 24 orëve, duke kufizuar mundësinë e NATO-s për kundërveprim, nëse nuk i ka ndërkohë forcat e saj ushtarake të dislokuara në rajon.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...