Google ADS

Google jep mesazh kur teprohet me pornografi

01:01 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Google ka një mënyrë krejt origjinale për të vënë në dukje kur teprohet me diçka, aq më tepër kur bëhet fjalë për pornografinë.

Dikush, diku ka vënë re se motori i kërkimit ka një gjuhë të koduar për të të vënë në dijeni të asaj që po bën në shfletuesin Chrome, transmeton tch.

Testi është bërë në modalitetin e fshehtësisë të aktivizuar (Incognito Mode), ku po të hapësh më shumë se 100 tabe të reja, në ekran të shfaqet buzëqeshja simbolike “- 😉 –“, që e përkthyer në fjalë mund të jetë: “Ehaaa, çfarë po bën?!”.

Faqja “Mashable” e interpreton këtë si një mesazh argëtues për t’u tërhequr veshin përdoruesve që shfrytëzojnë “Incognito Mode” për të humbur gjurmët e navigimit të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme