Google ADS

Mustafi insiston se nuk është koha për të folur rreth të ardhmes së Wengerit

23:52 | 4 Prill 2017
Arbresh Info

Shkodran Mustafi insiston se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk janë duke menduar nëse Arsene Wenger do të jetë apo jo trajneri i tyre sezonin e ardhshëm.

Wenger tashmë ka thënë se ka marrë vendimin rreth të ardhmes së tij, por nuk ka zbuluar ende asgjë tek media, lojtarët apo tifozët, transmeton portali arbresh.info.

Arsenali është në formë të dobët dhe qëndron aktualisht në pozitën e gjashtë në Premierë Ligë, shtatë pikë larg nga pozita për Ligë të Kampionëve.  Por, Shkodran Mustafi ka refuzuar të flas rreth ndikimit në skuadër që mund të ketë vendimi i francezit duke thënë se nuk është koha e duhur për të diskutuar rreth këtyre gjërave.

“Nuk e di si do të jetë nëse ai thotë se dëshiron të vazhdoj qëndrimin ose dëshiron të largohet”, tha fillimisht Mustafi për ‘Sky Sports’.

“Vendimi i tij a do të bëjë gjërat më mirë apo më keq? Është vështirë të flas për këto gjëra që nuk janë në duart tuaja”

“Unë preferoj të fokusohem në atë që është duke ndodhur. Nuk është koha për tu diskutuar rreth kësaj”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme