Dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale të Francës kanë zhvilluar debat të ashpër mbi Europën në një debat televiziv.
Debati 3 orësh, në të cilin ishin përfshirë 11 kandidatët, ka nxjerrë në pah se cilët nga liderët janë pro dhe kundër BE-së, transmeton portali arbresh.info.
Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, tha se dëshiron që të largohet nga eurozona dhe kërkon një referendum mbi daljen e Francës nga BE-ja, ndërsa menjëherë ka reaguar Emmanuel Macron i cili ka reguar duke thënë se ‘nacionalizmi është luftë’.
Le Pen është sulmuar edhe konservatori Francois Fillon, por reagimi i saj ndaj tij ka qene ‘se ju nuk keni asgjë për të dhënë, jeni fosil i vjetër’.
Gjatë debatit dhe shpalosjes së progamit zgjedhor, Macron e ka quajtur Le Pen ‘gënjeshtare’.
“Na vjen keq për këtë, por ju jeni duke i thënë të njejtat gënjeshtra që i kemi dëgjuar babai yt për dyzet vite”, tha Macron, duke iu drejtuar Le Penit.
Sipas sondazheve të fundit të Francë, Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, prijnë në garën presidenciale, megjithatë sondazhet theksojnë se Macron mund të mposhtë Le Penin në roundin e dytë të zgjedhjeve./Arbresh.info
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...