Krijoni pastën e dhëmbëve, krejtësisht natyrale

23:41 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Shafrani i Indisë është një erz indiane e cila se fundmi është vënë në fokus nga shumë grupe kërkimore pasi ka rezultuar të jetë një ndër bimët me potencial të jashtëzakonshëm anti-inflamator.

Së fundmi, veti të tjera kurative kanë dalë në pah dhe një ndër to është efekti i tij në zbardhjen e dhëmbëve dhe trajtimin e sëmundjeve të mishrave të tyre.

Edhe pse Shafrani i Indisë dallon për ngjyrën e fortë të verdhë që ka dhe kudo që të prekë ai le njollë, në përdorimin e dhëmbëve, kjo erz rezulton një pastrues i shkëlqyer duke i lënë ato më të bardhë dhe të shndritshëm. Gjithkush mund ta provojë këtë formulë natyrale pasi është 100% e sigurt.

Formula

4 lugë të mëdha shafran Indie
2 lugë të mëdha sodë buke
2 lugë vaj kokosi*
2 pika vaj esencial rozmarine ose rigoni, menteje ose karafili*
Përgatitja

I përzieni të gjithë përbërësit dhe i ruani në frigorifer ose në një vend të freskët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme