“Djajtë e Kuq” kanë siguruar një pikë në ndeshjen si nikoqir ndaj Evertonit falë golit nga pika e bardhë në fund të kohës shtesë.
Manchester United arriti të barazojë rezultatin në takimin e xhiros së 31 në Premierë Ligë të zhvilluar në ‘Old Trafford’ ndaj skuadrës së Ronald Koemanit, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili u rikthye nga suspendimi, u tregua i saktë nga penaltia në minutën e fundit të kohës shtesë duke barazuar shifrat për 1 me 1 pas golit të epërsisë nga Phil Jagielka në minutën e 22′.
Pas kësaj ndeshje, skuadra e Jose Mourinhos qëndron në pozitën e pestë në ligë me 54 pikë, ndërsa Evertoni qëndron në pozitën e shtatë me 51 pikë./arbresh.info
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...