Protestuesit janë përleshur me policinë në Venezuelë, pasi opozita ishte mobilizuar për të kundërshtuar masat shtrënguese të presidentit Nicolas Maduro.
Protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka bllokuar ata duke hedhur gaz lotsjellës, transmeton portali arbresh.info.
Qindra protestues janë përpjekur të marshojnë drejt Asamblesë Kombëtare për të kërkuar rivendosjen e pushtetit nga shumica opozitare.
Një veprim nga Gjykata e Lartë javën e kaluar për të marrë përsipër kompetencat e Kuvendit ka nxitur një reagim ndërkombëtarë.
Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera kanë mbështetur thirrjet opozitare që qeveria të lejojë zgjedhje të reja dhe kërkesën për lirimin e të burgosurve politike./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?