Ndoshta dridhja e duarve ka filluar së fundmi. Ose mbase po përkeqësohet edhe më shumë. Me siguri ka nisur gradualisht. Mund të ndodh kur jeni të stresuar ose të inatosur. Ose e keni për shkak të ndonjë sëmundjeje.
Cilido të jetë shkaku, “tremor” është emri që ekspertët i kanë vendosur dridhjes së duarve (ndonjëherë edhe këmbëve). Dridhja e duarve është më e zakonshme sesa mund ta keni menduar dhe shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet.
Tremor qendror (ET)
Nga të gjitha arsyet e dridhjes të duarve, kjo është më e zakonshmja. Është një nga sëmundjet më të përhapura të sistemit nervor. Ajo zakonisht fillon tek duart dhe mund të përhapet edhe në krahë, kokë, zë, ose edhe në pjesë të tjera të trupit.
Tremori qendror është i ndryshëm sepse prek duart kur janë duke lëvizur. Ndërsa format e tjera të tremorit (dridhjes së duarve) ndodhin kur nuk jeni duke lëvizur.
Ajo mund të shkaktohet nga një ndryshim në gjene (mjeku mund ta quajë mutacion), që do të thotë, nëse një nga prindërit e tuaj ka tremor, edhe ju mund të vuani nga i njëjti problem gjithashtu.
Disa raste shkaktohen edhe nga ndotja e ajrit dhe toksinat në ambient. Megjithatë duhet të bëhen më shumë kërkime për të kuptuar më mirë këtë lidhje. Mosha është një tjetër faktor rrezikues. Edhe pse kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë, njerëzit mbi 40 vjeç janë më të rrezikuar. Prandaj gjasat rriten më shumë me kalimin e moshës. Stresi, lodhja dhe teprimi me kafeinën mund ta përkeqësojnë gjithashtu dridhjen e duarve. Në këtë pikë e keni vështirë të hani, pini, shkruani apo të kryeni veprime të tjera me duar.
Sëmundja e Parkinsonit
Dridhja e duarve është një ndër shenjat e para të sëmundjes së parkinsonit, që prek 10 milionë njerëz në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje fillojnë të dridhen, megjithatë shumica e tyre në fazat e para të sëmundjes kanë disa lëvizje të pavullnetshme të duarve, këmbëve ose edhe një gishti të vetëm.
Në pjesën më të madhe të rasteve, tremori prek vetëm njërën anë të trupit. Dhe shpesh shfaqet kur relaksoni muskujt. Jo më kot quhet tremor çlodhës. Sapo të lëvizni fillon të pushojë dridhja.
Skleroza e shumëfishtë
Kjo sëmundje, që prek sistemin imunitar, trurin, nervat dhe shtyllën kurrizore, mund të shkaktojë edhe dridhje të duarve ose këmbëve. Skleroza e shumëfishtë mund të shkaktojë lloje të ndryshme të dridhjeve, ku më i zakonshmi është ai i dridhjes së duarve kur i lëvizni.
Heqja dorë nga alkooli
Dridhja e duarve është një nga shenjat e para. Nëse nuk keni qenë të varur nga alkooli, dridhet e durave mund të zgjasin disa ditë. Por, nëse keni pirë shumë dhe për një kohë të gjatë, mund të keni dridhje të duarve për një vit ose më shumë edhe pasi të hiqni dorë nga alkooli apo lëndë të tjerë të dëmshme.
Nuk është gjithmonë sëmundje
Dridhjet e duarve nuk do të thonë medoemos se jeni të sëmurë. Ndonjëherë dridhja e duarve ndodh si reagim i trupit ndaj diçkaje:
Ilaçe- Shkaktarët më të zakonshëm janë mjekimet që bllokojnë një substancë kimike në tru që quhet dopaminë. Ajo kalon informacionin nga një pjesë e trurit në tjetrën. Në këtë rast do të ndalohen dridhjet e duarve kur ndaloni së përdoruri këto ilaçe.
Mungesa e vitaminës B12 – Pa këtë vitaminë sistemi nervor nuk funksion siç duhet. Mund ta gjeni këtë vitaminë tek mishi, peshkut, vezët dhe produktet e qumështit.
Stresi – Nga shqetësimet financiare dhe në unë deri tek problemet në marrëdhëniet në çift dhe shqetësimet shëndetësore, stresi mund të përkeqësojë dridhjen e duarve. Acarimi, uria ekstreme ose mungesa e gjumit gjithashtu mund të shkaktojnë dridhje të duarve, që quhet ndryshe tremor psikologjik.
Niveli i ulët i sheqerit në gjak: Në gjuhën mjekësore quhet hipoglicemi.
Tiroide shumë aktive: Kjo gjëndër është në qafë, pak sipër klavikulës. Ajo shkakton probleme me gjumin, rrahje më të shpejtë të zemrës dhe dridhje të duarve.
Dëmtim nervor: Aksidentet, sëmundjet, ose ndonjë problem me sistemin nervor qendror mund të shkaktojnë gjithashtu dridhje të duarve. Në gjuhën mjekësore quhet neuropati periferike. Ajo mund të prekë si duart ashtu edhe këmbët.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...