Shërbimi Inteligjent i Lituanisë ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë shtetet baltike ‘për më pak se 24 orë’, duke kufizuar në këtë formë aftësinë e NATO-s për t’u përgjigjur.
Në paralajmërim theksohet se Moska ka përmisuar ushtrinë e saj në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i Mbrojtjes në Lituani, Raimundas Baroblis, ka theksuar se prioritet i Rusisë është forca e kapacitetit të saj drejt Perëndimit.
“Ky është një sinjal për NATO-n për të përmisuar shpejtësinë e tij në vendim”, tha ai.
Lituania, Letonia dhe Estonia, të ankesuara nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940, tani pjesë e NATO-s, kanë qenë nërvoze në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Rusia që ndodhi tre vite më parë.
Lituania gjithashtu ka shtuar se dezinformimi është duke u përdorur si një armë nga ana e Rusisë./Arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA