Ja për cilën sëmundje bëhet fjalë nëse keni marramendje

17:12 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Specialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, sepse mund të jetë shenjë paralajmëruese e një sëmundjeje tumorale të veshit të brendshëm.

Shqetësimet sa i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri.

Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.

Marrja e mendve lind nga ndryshimi i vendit të kristaleve të ekuilibrit në veshin e brendshëm dhe nga rritja e presionit të lëngjeve në vesh.

Në lidhje me ndryshimin e vendit të kristaleve të ekuilibrit, marrjen e mendve e quajmë pozicionale.

Shfaqet në lidhje me pozicione të caktuara.

Zakonisht te marrjet e mendve të lidhura me ndryshimin e presionit të lëngjeve në veshin e brendshëm pasqyrohen shqetësime nga zërat e lartë.

Mund të kurohet me anë të dietës dhe terapisë mjekësore.

Krahas kësaj, marrja e mendve mund të shkaktohet edhe nga tumoret e veshit të brendshëm apo infeksionet e veshit të mesëm të cilat mund të përhapen në veshin e brendshëm, si dhe nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Marrja e mendve nuk është një sëmundje në vetvete, por mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera dhe duhet bërë ndërhyrja e nevojshme në kohën e duhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme