Google ADS

Pacolli: Vota juaj përcakton ata që do ta ndërtojnë shtetin e Kosovës

16:58 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Behgjet Pcolli në ligjëratën e mbajtur në Kolegjin Universum ka thënë se ekonomia e Kosovës nuk është në rregull.

“Nëse nuk ka ekonomi dinjitoze, nuk ka as vetëdije të qytetarëve, nuk ka punë kualitative. Kjo fillon tek përzgjedhja e njerëzve tanë, nëse nesër janë zgjedhjet ne votojmë pa vetëdije. Me votën e juaj ju bëni dëm shumë të madh nëse nuk shkon aty ku duhet. Vota juaj e definon mbarëvajtjen e shtet ndërtimit”, ka thënë ai shkruan Arbresh.info.

Pacolli ka thënë se është premtuar rritje ekonomike 7-8 për qind, fonde ëpr punësim, për investime por se asgjë nuk ka ndodhur.

“Realiteti është krejt tjetër. Sot kemi një kryeministër që thotë se janë 40 mijë vende të punës, tjetri jep shifra kontradiktore thotë 20 mijë.  Asnjë nuk e dinë sa janë, por unë them se nuk kemi krijuar vende të punës asnjë.  Jemi në një situatë kaotike dhe këta njerëz kështu nuk do të ndryshojnë asgjë. Këta do të vijnë dhe kështu do të funksionojnë edhe katër vit”, ka thënë ai.

Kreu i AKR-së ka folur edhe për buxhetin e vendit ku ka thënë se e kanë kamufluar politikanët udhëheqës.

“1 miliard e gjysmë rreht dy milard ndërsa kanë premtuar që viti do të përmbyllet me 3 milard por nuk ka ndodhur kjo, dhe edhe atë buxhet 2 miliard është dashur ta përmbushin me kredi. Kjo është një gjë që nuk do të duhej të ndodhte por ata kanë vjedhur në mënyrën e tyre”, shtoi ai.

Ndër të tjera Pacolli ka thënë se varfëria nuk është zbutur dhe situata është tronditëse.

“Ende ka familje që jetojnë me 1 deri në 2 euro në ditë. Kemi shumë resurse natyrore por jemi duke i shkatërruar. Ne sot nuk kemi asnjë shtrat të lumit të rregulluar, kemi rritje të sëmundjeve ngjitëse, e shumë tjera e gjithë kjo e shkaktuar me dorën tonë”,  theksoi ai duke shtuar se nuk punon as drejtësia dhe se sipas tij qytetari është i lënë jashtë. /Arbresh.info

17692786_10210388526046979_1018530077_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme