David Beckham e shpëton djalin nga pema

17:03 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Këtë të diele, David Beckham bashkë me djalin e tij Cruz dhe qenin e familjes, kishin vendosur që të kalonin një vikend të bukur në Londër.

Derisa David po pushonte dhe po kënaqej, djali i tij kishte vendosur që të ngjitej në një pemë të lartë, transmeton Arbresh.info

Ai u ngjit shumë lart, aq lartë sa nuk mund të zbriste dot, kështu që David-it i’u desh të mundohej që ta zbriste djalin poshtë.

Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, djali zbriti poshtë, por gjithsesi nuk munguan qortimet e David-it për të birin, që të mos bënte gjëra të tilla./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme