Google ADS

Linja e veshjeve të Rihanna-s përfundon në gjykatë

15:51 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Këngëtarja e njohur nga Barbadosi, Rihanna u bë pjesë e linjës së veshjeve Puma, për të cilën 29 vjeçarja stilon një koleksion më vetë.

Së fundmi, “FentyxPuma”, koleksioni i krijueses së “Diamonds”, është përballur në gjykatë me firmën “Forever 21”.

Sipas zëdhënësve të Puma-s, firma në fjalë ka kopjuar 3 lloje këpucësh dhe atletesh të krijuar nga Riri: “Creeper, Bow Slides dhe Fur Slide”.

Duke krahasuar modelet e dy kompanive mund të shihet qartë që veshjet kanë mjaft ngjashmëri mes tyre.

Puma dhe “FentyxPuma” kërkojnë një dëmshpërblim të majmë nga “Forever 21”, por shifra është mbajtur e fshehtë deri në momentin e gjykimit përfundimtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme