Google ADS

Shenja FR e SEAT-it tash edhe në modelin Ateca (Foto)

15:35 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Ateca FR premierën e vet të prezantimit do ta ketë në panairin e automobilave në Barcelonë, që do të mbahet muajin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

“Shenja FR e bën SUV-in tonë të parë edhe më argëtues, pasi lëvizjen dhe përgatitjen e automobilit e kemi ngritur në nivelin më të lartë”, tha nënkryetari i zyrës së SEAT-it për hulumtime dhe zhvillime, Matthias Rabe. Ateca FR lëviz me motor benzinë me katër cilindra, 2.0 litra dhe me asistencë të mbushësit turbo, i cili posedon 193 kuaj fuqi.

Vetura do të ketë ndërrues me gjashtë shpejtësi, ndërsa në opsion është edhe ndërruesi automatik i shpejtësisë.

Paketa FR ofrohet në kombinim me motorin turbo-dizel 2.0 litra (190 kuaj fuqi dhe 400 Nm). Çmimet ende nuk janë bërë të ditur, ndërsa Ateca FR në sallonet e shitjes do të arrijë në fillim të verës.

seat1_8069 seat2_7990

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme