Video-skandali i kurdisjeve në futbollin kosovar: Shikoni se çka ndodhi në Drita – Prishtina (VIDEO)

14:55 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Drita e kishte mposhtur Prishtinën 1:0 në stinorin pranveror të kampionatit të kaluar, në duelin ku të dyja skuadrat po luftonin për t’i shpëtuar mbijetesës.

Pikërisht për këtë ndeshje, gjyqtari kryesor Bajram Gashi në videon e publikuar nga IndeksOnline, mburret me atë se si kishte mjaftuar vetëm një telefonat e një zyrtari të Dritës, që ai ta ndihmonte skuadrën gjilanase.

Ndeshja në fjalë u fitua 1:0 nga Drita, ndërsa në videon e mëposhtme të emisionit 2 me 1 në RTV 21, shihet penalltia, për të cilën Gashi thotë se nuk ia akordoi Kreshnik Lushtakut, atëkohë, lojtar i Prishtinës.

Çuditërisht, analisti i RTV 21, Vehbi Brahimi, mohon të jetë penallti, përkundër se panelistët tjerë mendonin të kundërtën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme