Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka lansuar të martën hulumtimin “Iniciativa për Integritet Gjyqësor”, i cili është pjesë e programit “Kërko Drejtësi” që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe zbatohet nga NCSC, që ka për qëllim ofrimin e mundësive akterëve kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që në mënyrë anonime të ndajnë shqetësimet rreth llojeve të sjelljeve korruptive dhe rrethanave në të cilat ato shfaqen.
Kjo anketë do të zhvillohet gjatë muajit prill dhe në të do të marrin pjesë akterët kryesor të sistemit të drejtësisë në Kosovë si: gjyqtarët, prokurorët, avokatët, policët hetues dhe inspektorët policorë të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se “Iniciativa për Integritet Gjyqësor” iu mundëson respondentëve nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe stafit administrativ të sistemit të drejtësisë, që në mënyrë plotësisht anonime të ndajnë shqetësimet e tyre për rrethanat e mundshme brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë që mund të dëmtojnë integritetin e tyre profesional.
“Vetëm duke ekspozuar dhe përshkruar dobësitë institucionale që e ushqejnë sjelljen korruptive, Kosova do të jetë në gjendje t’i adresojë këto dobësi përmes ndryshimeve ligjore, shtimit të mbikëqyrjes, apo rritjes së transparencës”, ka thënë ai. Osman Havolli, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, ka thënë se nëpërmjet këtij pyetësori për integritet dhe gjithëpërfshirjes sikurse të gjyqtarëve, prokurorëve e avokatëve, beson fuqishëm se po i kontribuohet sistemit të drejtësisë.
Ndërsa, Nehat Idrizi, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka potencuar se kjo iniciativë është e mirëseardhur dhe përbën një risi për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Blerim Isufaj kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka theksuar se KPK-ja e ka vendosur si pjesë të prioriteteve strategjike ngritjen e integritetit në sistemin prokurorial.
Ky hulumtim është pjesë e programit “Kërko Drejtësi” që financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe implementohet nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore (NCSC). Instituti Demokratik i Kosovës është partner implementues për hulumtimin “Iniciativa për Integritet Gjyqësor” si komponenta më e rëndësishme e programit.
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?