Kukësi i këtij sezoni është padyshim një skuadër rekordesh. Ekipi verilindor kryeson me meritë renditjen në Superiore teksa ka plot 27 ndeshje pa humbje, duke qenë një nga pak skuadrat e vetme në Europë pa provuar ende shijen e humbjes.
Vetëm Celticu në Skoci ka bërë më mirë se skuadra që drejtohet nga Ernest Gjoka, pasi kampionët skocezë kanë plot 30 javë pa humbur duke shkuar drejt mbylljes së kampionatit i papmposhtur.
Por, Kukësi qëndron në vendin e dytë për shkak shifrash pasi është duke marrë pjesë në një kampionat ku luftojnë plot tre skuadra për titullin kampion dhe jo si në Skoci. Selltiku është pretendenti i vetëm në kampionatin e tij duke mos patur asnjë rival.
Kjo gjë është padyshim e pavlerë nëse Kukësi nuk arrin të fitojë titullin, por mund të jetë një shtysë për verilindorët që tani në sprintin final duhet të mendojnë për të fituar të gjitha ndeshjet nëse duan që të shpallen kampionë për herë të parë në historinë e tyre si klub.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...