Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, gjatë raportimit të saj në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të jetë kushti i vetëm për liberalizimin e vizave, të cilën Kosova duhet ta plotësojë në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm.
Ajo ka thënë se me vizitën e fundit të Mogherinit në Kosovë është thënë se lufta krimit të organizuar dhe korrupsionit është plotësuar dhe kusht i vetëm mbetet Demarkacioni me Malin e Zi.
“Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë se kriteri i cili duhet përmbushur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Me ardhjen e Frederica Mogherinit në Kosovë, BE-ja e ka vërtetuar se Kosova ka luftuar bindshëm kriterin e luftimin e korrupsionit”, tha ajo.
Ajo gjithashtu ka thënë se Prokuroria e Shtetit dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë bërë ngritje të aktakuzave të cilat tregojnë hapur që Kosova po lufton në vazhdimësi korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Gjatë këtij raportimi të pranishme ishin edhe pyetjet e anëtarëve të këtij komisioni të cilat kryesisht ishin të fokusuara në fondet e IPA-së dhe rreth marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadrijaj kanë pyetur për fondet e IPA-së se sa janë komunat të informuara, si aplikohet për ato fonde dhe a ka transparencë, si dhe për implementimin e MSA-së.
Ministrja Ahmetaj është përgjigjur duke thënë se për fondet IPA duhet të aplikohet aplikim ky që sipas saj është në mënyrë transparente. Ajo ka treguar që hierarkia e grupeve punuese është nga komuna e deri tek qeveria e cila është bashkëpunim me komisionin evropianë, pasi që ky i fundit është edhe donator i këtyre fondeve.
“Grupet punuese nuk veprojnë sipas dëshirës por e kanë një hierarki, do të thotë që ata kanë një link punues prej komunës deri te qeveria. Ne ulemi bashkë e draftojmë atë projekt, por gjithmonë edhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, i cili është edhe donator. Në asnjë moment nuk bëhet me preferenca individuale është transparent dhe është në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Ahmetaj.
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...