Lekaj: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

13:29 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Lekaj ka thënë se opozita nuk është kundër demarkacionit por është kundër demarkacionit në formë ekzistuese me Malin e Zi, shkruan arbresh.info.

“Vota jonë do të jetë kundër demarkacionit dhe jemi për atë që Asociacioni të bazohet në Kushtetutën e vendit pasi ky Asociacioni nuk është në harmoni me 24 pikat e saj. Kërkohet mbështetja e miqve tanë. Jemi kundër demarkacionit pasi Kosova humb dikun rreth 8900 hektarë.  Opozita nuk është demarkimit të kufijve por është kundër marrëveshjes që e dëmton vendin tonë”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme