Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka diskutuar për raportet midis dy vendeve dhe, me theks të veçantë, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe të komunitetit malazez në Kosovë, në anën tjetër.
Veseli i ka cilësuar arritje të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi dy vendimet e fundit të shtetit malazez, atë për themelimin e Komunës më shumicë shqiptare të Tuzit, si dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë mbi pesë për qind të popullsisë.
Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës e vlerësoi të një rëndësie të veçantë ratifikimin nga ana e Senatit amerikan të traktatit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e konsideruar këtë vendim një hap të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.
Veseli bëri të ditur se Kosova do ta fusë me rishikim të buxhetit asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, ndërsa kërkoi që Mali i Zi ta përfundojë pjesën e vet të kësaj rruge.
Kreu i legjislativit kërkoi po ashtu, heqjen e tarifës së sigurimit të automjeteve prej 15 eurosh për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Malit të Zi.
Ambasadori Dinosha, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë. Ai tha se krijimi i Komunës së Tuzit dhe zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në komuna të tjera, shtojnë peshën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe avancojnë statusin e tyre në këtë shtet.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...