A e dini pse limonat janë produkti më i përdorur në botë?

11:40 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Vazhdimisht ju tregojmë për dobitë e përdorimit të limonit si në organizëm ashtu edhe në pastrimin e shtëpisë. Më poshtë kemi gjetur edhe disa arsye të tjera pse limonat nuk duhet të mungojnë asnjëherë në shtëpi. Janë produkti ushqimor më i përdorur në botë! Ja arsyet:

-Shërbejnë si pastrues për të gjitha rastet e papastërtive. Pastroni me to edhe sipërfaqet e kuzhinës ku prisni produkte të ndryshme pasi janë më të papastrat.

-Përdoreni si zbardhues për rrobat e bardha

-Si forcues thonjsh…Shtoni ca pika limon në pak ujë të ngrohtë dhe lërini thonjtë për disa minuta.

-Nëse vendosni disa pika limon në një pambuk dhe pastroni me të vazhdimisht lëkurën me quka mund t’i rralloni me kalimin e kohës.

-Përmirëson tretjen

-Shija e limonit shkon thuajse me të gjitha ushqimet. Është i domosdoshëm për marinime të peshkut.

-Në lëkurat e tyre mund të rrisni filiza të ndryshme duke shtuar pak pleh.

-Nëse vendosni lëkura limoni në atlete apo këpucë do të largohet era e keqe.

-Lëkurat e limonit mund të shërbejnë si mbajtëse qirinjsh

-Ndihmojnë në pastrimin e organizmit

-Pastrojnë njollat e ndryshme të duarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme