Google ADS

Shkon në 14 numri i viktimave në Rusi

11:38 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Numri i të vdekurve nga sulmi i djeshëm është rritur në 14 pasi tre persona që ishin në gjendje kritike ndërruan jetë, transmeton portali arbresh.info.

Autoritetet në Shën Petersburg kanë shpallur tre ditë zie.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili ishte në Shën Petersburg, që është edhe vendlindja e tij kur ndodhi shpërthimi ka vizituar vendin e ngjarjes dhe vendosi lule në një faltore të improvizuar.

Hetuesit rusë kanë dhënë shumë pak detaje. Asnjë grup nuk thuhet se është përgjegjës.

Udhëheqësit botërorë u mblodhën për të dënuar shpërthimin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme