Google ADS

Thaçi: Serbia, problem i rajonit jo fuqi e rajonit

10:52 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se zgjedhja e Aleksandër Vuçiqit president i Serbisë nuk mund të ketë ndonjë ndikim të veçantë në Kosovë.

Thaçi ka thënë se për Kosovën është me rëndësi që Serbia t’i zbatoj marrëveshjet e Brukselit mes dy vendeve, shkruan arbresh.info.

“Opinioni kosovar nuk ka me humb kohë sepse ai është vend fqinjë dhe  bënë zgjedhjen e vet. Natyrisht se nga ne mbetet që të punojmë në vazhdimin e përpjekjeve tona për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetëtrore. Serbia është një nga vendet e rajonit nuk është ndfonjë vend në kuptimin  e qendrës rajonale. Nëse Serbia lëviz drejt përspemktivës evropianë ësnhtë mirë edhe për Kosovën edhe për rajonin. Ne do të shohim hapat që do të ndërmirrene dhe nga Serbia por dot ë ishte me rëndësi jetike që të implementyohet marrëveshjet e arritura në Bruksel”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se Serbia nuk është fuqia e rajonit por problem i rajonit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme