Gjatë blerjeve të produkteve të qumështit për nevoja familjare shumë lehtë konsumatorët mund t’i ngatërrojnë produktet me përmbajtje të vajit bimorë për produkte me përmbajtje të pastër qumështi.
Kjo pasi që ende të gjitha marketet nuk i kanë ndarë këto dy lloje produktesh në rafte të veçanta.
Selatin Kaçaniku nga Organizata “Konsumatori”, ka thënë se shpeshherë qytetarët mashtrohen gjatë blerjeve, pasi që nuk lexohen me kujdes përbërja dhe përmbajtja e produkteve.
“Në bazë të deklaracioneve qytetari konsumator duhet vet t’i kalkulojë sasitë e duhura ditore të vajit që mund t’i konsumojë gjatë ditës e të mos i dëmtohet shëndeti nga sasitë e tepërta e të pakontrolluara si dhe llojet e yndyrave”, tha ai.
Por mundësia e evitimit të mashtrimit përmes leximit të përmbajtjes se produktit nuk duket të jetë mënyrë e sigurt, sepse ka raste kur në këto përshkrime nuk ceket qartë nëse produkti ka vaj bimor. Por edhe kur ceket mund të ketë paqartësi. Njohësit e kësaj fushe thonë se vaj i palmës në vendin tonë është duke u fshehur pikërisht prapa përshkrimeve si vaj bimor.
Ramadan Memaj përfaqësues i qumështarëve ka thënë se produktet e qumështit mund të dallohen nga produktet e qumështit me vaj bimorë edhe pse me vështirësi.
“Bazuar në ligjet dhe rregulloret e BE-së, produktet të cilat kanë përmbajtje të yndyrave bimore nuk guxojnë të emërtohen me emra të produkteve të qumështit , pra produktet e tilla nuk mund të quhen si: djathë, schmand, ajkë, spec me ajkë, ajkë me speca, kaçkavall, të gjitha llojet, kos, jogurt, gjizë dhe produkte të tjera”, tregon ai. Memaj ka thënë se për të mos u krijuar konfuzion tek konsumatorët gjatë blerjeve, ata duhet të kenë parasysh emërtimin e produkteve.
Sipas tij, duhet pasur kujdes se në shumicën e rasteve produktet e falsifikuara dhe mashtruese kanë paketime të ngjashme me produktet e qumështit, emra që u ngjasojnë shumë produkteve nga qumështi, shembull, ‘fet hit’ që aludon në ‘djathin feta’, ‘trapiista’ që aludon në djathin ‘trapista’.
“Edhe emërtimet si cream, double cream janë mashtrim sepse cream është ajkë”, ka thënë ai. Sipas qumështarit Ramadan Memaj, aktualisht gjendja në treg është kaotike, dhe e vështir për tu dalluar produktet me vajra bimore nga konsumatorët.
“Leximi i etiketave të përmbajtjes do të ishte një lloj zgjidhje por vështirë për tu kuptuar nga konsumatori i Kosovës. Po ashtu duhet të jetë ndarja fizike në formën dhe masën që po aplikohet për momentin është vetëm një hap i vogël në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi me rendësi të jashtëzakonshme për konsumatorin dhe industrinë e qumështit në Kosovë”, tha ai.
Për tu rregulluar kjo çështje, Memaj thotë se duhet të ndërmerren masa të mirëfillta shtetërore .
Ndërkaq, Diola Dosti – Baftiu, nutricioniste dhe biologe, ka thënë se me të gjitha produktet duhet të kenë në përbërjen e tyre të shkruar se çfarë përmbajnë, në realitet nuk ndodh kjo.
“Për shkak të përhapjes së lajmit që ky vaj nuk është i shëndetshëm, ai po kamuflohet nën emrin ‘vaj vegjetal’. Pra në momentin që e kemi në dorë një produkt, nuk mund ta dimë apo të detektojmë vetë nëse ka vaj palme apo jo, nëse nuk është i shënuar. Tani përdoret emri ‘vaj vegjetal’ ose vaj bimor. Jo domosdoshmërish këto vajra janë të gjithë të shëndetshëm, pasi cilësia e një vaji nuk varet nga ajo nëse është bimor apo jo, por varet nga forma e përpunimit. Nëse forma e përpunimit është e tillë që ruan cilësinë e yndyrës bimore apo që e shkatërron këtë cilësi”, ka thënë ajo.
Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore ( EFSA), ka publikuar më herët një studim për Vajin e palmës, nga rezultatet e të cilit del se ky lloj produkti është me elemente kancerogjen dhe gjenotoksike.
Organet shtetërore të ngarkuara me kontrollin e ushqimit janë treguar të ngadalta në reagim dhe qartësim të situatës. Në Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës janë të vetëdijshëm për studimin e EFSA-së, por kanë thënë se ende nuk janë marrë vendime nga institucionet ndërkombëtare të thirrura për vendimmarrje, nga Komisioni Evropian ose nga vendet anëtare, në veçanti por as nga institucione tjera për siguri ushqimore të shteteve të zhvilluara.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend