Me maska e armë, grabitet kazinoja

09:49 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Dy persona të maskuar dhe që besohet se ishin të armatosur, kanë grabitur në orët e natës një kazino në qytetin e Korçës.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit jug-lindor.  Sipas të dhënave të parë, dyshohet se nga dy autorët, vetëm njëri ka qenë i armatosur dhe ka kërcënuar personalin.

 

Grabitësit kanë mundur të marrin një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet dhe po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e kësaj grabitjeje, që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar në njerëz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme