Kolumbia deklaron gjendje emergjente

08:56 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kolumbisë ka deklaruar “emergjencë ekonomike, sociale dhe ekologjike” me varrimin e viktimave të para të rrëshqitjeve të dheut në Mocoa.

kolumbi

Juan Manuel Santos ka thënë që qeveria do të japë 13.9 milionë dollarë për të “adresuar prioritetet humanitare”, transmeton portali arbresh.info.

Në të njëjtën kohë janë zhvilluar funeralet e para të 262 viktimave të vërshimeve të së shtunës.

Ndërkohë kërkimi për të mbijetuar vazhdon ende./Arbresh.info

kolumbi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme