Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare.
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës diskuton lidhur me shpenzimet financiare të MPB-së.
Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, do të shqyrtohet ndryshimi i Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti”, ndërsa më atë të Komisionit për Punë të Jashtme, do të diskutohet për Bashkëpunimin me Asamblenë Parlamentare të NATO-së.
Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane.
Pikë e rendit të ditës së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ndër tjerash është shqyrtimi i Raportit të Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-21./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...