Komuna e Gjilanit dhe MPB nënshkruajnë memorandum për parandalimin e radikalizimit

08:04 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën Italiane, do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizimit.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ambasadori Italian në Kosovë, Shkëlqesia e tij, Piero Cristoforo Sardi, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo, dhe z. Fadil Kajtazi- kryesues i Mekanizmit Referues në Gjilan.

Nënshkrimi i marrëveshjes do të behët në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme