Damiano i pashpresë?! Dona e Musa të pandashëm

01:57 | 4 Prill 2017
Trina Galanxhi

Damiano ka rihyrë fuqishëm në lojë, por po has vështirësi për të bërë femrat që ai pëlqen për vete.

Pasi u dorëzua që në ditën e dytë për Xhenin, e cila edhe pse është e paqartë në kokën e saj për Benardin, nuk ka asnjë shenjë pëlqimi për Damianon.

Duke ua bërë të qartë pëlqimet e tij, Damiano po përpiqet të bëjë për vete Donën, me të cilën sërish duket se do të dështojë, pasi ajo pëlqen Musën.

E këtë Dona e ka treguar thuajse gjatë gjithë mbrëmjes të së hënës, ku ka kaluar pjesën më të madhe të kohës duke u përqafuar me Musën.

dona-musa-970x400

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme