Google ADS

Ahmeti dëshiron t’i tërheqë ministrat, sepse ia ka marrë VMRO-ja nën kontroll?!

01:22 | 4 Prill 2017
Trina Galanxhi

Qëllimi i vërtetë i BDI-së për të tërhequr ministrat dhe zëvendës ministrat nga qeveria nuk është debllokomi i procesit politik, por brenga se disa prej ministrave të kësaj partie kanë dalë nga kontrolli dhe janë afruar me “partnerin e madh” të koalicionit.

Kështu thonë për Gazetën Lajm burime partiake nga BDI, që dëshirojnë të mbeten anonime. Sipas tyre, që kur ka filluar kriza politike, disa ministra dhe zv/ministra më tepër dëgjojnë VMRO-DPMNE-në se sa partinë amë.

“Disa ministra aktual të BDI-së janë të vetëdijshëm se më nuk do të kenë rastin të ushtrojnë këtë post, prandaj më tepër i janë përkushtuar interesave personale se sa interesave të BDI-së, apo të shqiptarëve”, thonë për Gazetën lajm këto burime partiake.

Ata nuk kan përgjigje në pyetjen nëse të gjithë ministrat dhe zv/ministrat shqiptarë do të respektojnë vendimin eventual të BDI-së për të lëshuar qeverinë.

“Nuk mudn të përgjigjemi në këtë pyetje, mirëpo është e qartë se disa pej tyre janë afruar tepër me VMRO-DPMNE-në”, thonë burime partiake në BDI për Gazetën Lajm. Zyrtarisht në BDI nuk përgjigjen lidhur me këto informacione, por gjithsesi se mbetemi të hapur të përcjellim edhe qëndrimin e tyre, pa marrë para sysh se shumë lexues nuk ju besojnë fare.

Jozyrtarisht në BDI thonë se janë të vetëdijshëm se edhe me vendimin për tërheqje nga qeveria, nuk mund të ndikojnë në debllokimin e procesit politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme