Këtë të hënë dhe të martë nis sesioni i parë i përbashkët për zhvillim ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë.
Ku organizim bëhet për herë të parë, mirëpo do të bëhet si traditë.
Kështu ka thënë zëvendësministrii Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, që ka treguar se nj vit do të mbahet në Kosovë e një vit në Hungari, njofton Klan Kosova.
“Këto takime janë rezultat i takimeve të mëhershme dhe zhvillimeve në qeveritë e Kosovës dhe Hungarisë. Deri tash kemi pasur projekte ad-hoc, por nga nesër gjithçka do të bëhet në bazë të rptokolit”, ka thënë Murtezaj në “Ora e fundit”.
“Qëllimi kryesor është zhvillimi ekonomia, tregtia, industria dhe të tjera. Do të kemi edhe bursa nga Hungaria për çdo vit”.
“Thellimi i bashkëpunimit përfshinë edhe fushat si turizmi, sporti. Me Hungarinë nuk kemi distancë, as gjeografike apo mentalitetit. Ne mësojmë shumë nga përvojat e Hungarisë në rrugën për në BE”, ka pohuar Murtezaj.
“Hungarinë e kemi pasur përkrahëse me rastin e shpalljes së pavarësisë dhe ka ndihmuar Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Murtezaj ka thënë se së fundmi ka dhënë kontribut me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.
Ai ka thënë se pa përkushtimin e hungareze nuk do të ishte rezultati ky që është.
Shqipëria mbyll kryesimin e nismës SHBA-Karta Adriatikut me ...
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për ra...
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Lipjani: Bas...
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit