Rreth 100 familje nga Prizreni janë bllokuar kur rruga nga kalonin ata është blerë nga një person i panjohur për ta .
Përfaqësuesi i lagjes, Nazmi Morina, është ankuar se që pesë muaj ata nuk mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë.
“Problemi është tek rruga që na është mbyllur, të cilën e ka blerë firma Bushi nga ish-pronari Murat Spahija”.
“Që pesë muaj jemi pa këtë rrugë, ne kalojmë nëpër livadhe, nëpër fushë, por rrugë nuk kemi”.
“Nuk dimë se ku të drejtohemi diku tjetër pos komunës që mundet të na zgjidhë problemet”.
“Nuk kemi diskutuar me pronarin sepse na ka mbyllur pa paralajmërim”, tha ai për Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.
“Dikush na ka lëshuar një livadh si rrugë alternative dhe të përkohshme. Që katër muaj kalojmë përmes asaj prone private”.
“Në këtë rrugë kemi kaluar, dhe ai na ka mbyllur pa paralajmërim”.
Morina vazhdoi duke thënë se hapi i mëtejmë është që të gjithë banorët të shkojnë tek shtëpia e bardhë, ndërsa hapi i dytë është që ata ta bllokojnë këtë rrugë pasi që nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Drejtori është i njoftuar që pesë muaj. Unë rregullisht, çdo javë kam shkuar së paku një herë te drejtori, por ai nuk na ka bërë zgjidhje”.
“Turp për këtë qeveri lokale që qeverisin në këtë vend”, përfundoi Morina.
Ndërsa, Visar Islamaj, drejtor i Urbanizmit në Prizren tha për Klan Kosovën se komuna ka filluar procedurat mbi zgjidhjen e këtij problemi.
“Është një defekt në planin rregullues urban dhe aty nuk mund të ndërhyjmë por gjithsesi do ta zgjedhim këtë problem”.
“Ne do të dalim në terren për të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi”, shtoi ai.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...