Një shqiptare raportohet se ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali, mbrëmjen e sotme.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:45 në autostradën 284, që lidh komunat Paterno e Randazzo, në komunën e Paternos (Catania, Siçili).
Për shkak të përplasjes mes dy makinave, një “Ford Ka” dhe një “BMW”, një 37-vjeçare shqiptare me iniciale V.D., e cila jetonte në Adrano, ka mbetur e vdekur në vend. Ndërsa një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë.
Dinamika e aksidentit mbetet për tu zbardhur. Nga ajo që raportohet deri më tani nga mediat lokale, mësohet se shqiptarja, e cila drejtonin makinën tip “Ford”, drejtohej për në Paterno.
Për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur frontalisht me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.
Përplasja përshkruhet si e tmerrshme, me “Ford”-in që është shkatëruar në mes të rrugës. Ndërsa viktima, nga forca e impaktit të fuqishëm, ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.
Ata që kanë ofruar ndihmën e parë pas aksidentit kanë qenë shoferët që lëviznin në ato momente në rrugë. Më pas, në vendngjarje kanë shkuar edhe dy ambulanca, forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...