Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë një lëvizje drejt stabilizimit të marrëdhënieve me presidentin egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, pasi marrëdhëniet me dy vendeve ishin tensionuar gjatë administratës së Barack Obamës.
Gjatë takimit me presidentin egjiptian në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ka siguruar atë se ‘Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah vendeve që duan të luftojnë terrorizmin’, transmeton portali arbresh.info.
“Unë dua të ju them se ju (Abdel Fattah al-Sisi) jeni një mik i madh dhe një aleat i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Trump.
Sisi në anën tjetër ka theksuar se e vlerëson shumë presidentin aktual të SHBA-ve, duke shtuar se ‘ai ka qëndruar i fortë dhe kundërshton ideologjinë terroriste’./Arbresh.info
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I