Limaj: Ne bashkë me AAK-në ose Vetvendosja, do ta kemi kryeministrin e ardhshëm

21:54 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike, që aktualisht qeverisin me vendin, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jenë opozitë. Kështu është thellë i bindur kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Limaj, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit tha se ose Vetëvendosje, ose subjekti i tij bashkë me AAK-në, do t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

Madje, thotë se bashkë këto tri subjekte do të kenë jo më pak se 57% të votave.

“Opozita ka për ta drejtuar kryeministrinë e ardhshme. Edhe nëse mbahen nesër zgjedhjet, e që shtyhen jam i bindur se vetëm sa ka për t’u fuqizuar opozita. Kjo sepse disponimi te qytetarët është duke ndryshuar. Njerëzit janë të pakënaqur, janë të zhgënjyer. Asnjë premtim i tyre nuk është realizuar. Njerëzit e kanë kuptuar se mashtrimi nuk ndez”, tha Limaj.

Për Gjykatën Speciale që së shpejti pritet të publikoj edhe aktakuzat e para, Limaj tha se ky është projekt serb, i ndihmuar nga disa njerëz në Kosovë.

“Gjykata Speciale është projekt i Serbisë i ndihmuar nga individë këtu. Si mund ta thotë Presidenti i vendit që Gjykata Speciale është projekt ndërkombëtar. Do të thotë se ndërkombëtarët me kohë e kanë planifikuar rrënimin e këtij vendi. Projekti ndërkombëtarë është liria e Kosovës”, tha ai.

Nismën e Thaçit për ndryshimin e ligjit për ushtrinë, ish-bashkëpartiaku i tij e quajti hajgare, derisa nuk jep dorëheqje për këtë. Për demarkacionin, Limaj tërhoqi vëmendjen edhe një herë, duke thënë se kjo më nuk kthehet as me luftë.

https://www.youtube.com/watch?v=b6TzXxAkvPo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme