Tërmet i pazakontë në Botswana

21:47 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Tërmeti i kësaj pasdite ka goditur Botswana-n dhe ka pasur shkallën 6.8 të Riterit, një shkallë e pazakontë për vendet e Afrikës.

Nuk dihet ende sa dëme ka shkaktuar tërmeti, i cili ka ndodhur rreth orës 5:40 të kohës lokale.

Fatmirësisht tërmeti ka goditur një hapësirë më pak të pabanuar, transmeton arbresh.info.

Dikush nga qyteti Letlhakane ka thënë: “Na dukej sikur shtëpitë po shembeshin dhe dritaret po rrezoheshin”, “dolëm përjashta dhe ishte çmenduri”, shtoi ai.

Edhe banorë të tjerë shprehën shqetësimin e tyre./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme