Sot ka filluar aktiviteti për mbajtjen e vrapit humanitar “Vrapo me FSK”, i cili do të zhvillohet më 9 prill në Mitrovicë, ndërsa të gjitha fondet e mbledhura, do të shkojnë për familjet në nevojë të kësaj komune.
Vrapi Humanitar “Vrapo me FSK” është një aktivitet i iniciuar dhe organizuar nga oficerët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të promovimit të shëndetit të mirë përmes aktivitetit sportiv, por mbi të gjitha ka vleravë humane.
Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fitore Fazliu tha për KosovaPress se Forca e Sigurisë së Kosovës, së bashku me Komunën e Mitrovicës, janë duke organizuar vrapin humanitar, të titulluar “Mitrovica 2017”.
Fazliu: Vrapi do të realizohet më 9 prill në Komunën e Mitrovicës
“Është një vrap, të cilin FSK veç e ka shndërrua në traditë, që quhet ‘Vrapo me FSK’. Para një viti kemi qenë në Gjakovë, sivjet kemi vendos që më bashkëpunuar me Komunën e Mitrovicës. Vrapi do të realizohet më 9 prill në Komunën e Mitrovicës, në Sheshin “Mehë Uka”. Regjistrimet janë hapur sot dhe do të jenë të hapura deri më 8 prill”, tha ajo.
Fazliu shtoi se që në ditën e parë, qytetarët që janë të interesuar për pjesëmarrje dhe të gjithë të interesuarit mund të informohen në pikat e shitjes, të cilat janë në hapura në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.
Ajo sqaroi se vrapi do të jetë 10 km dhe të gjitha fondet do të shkojnë për bamirësi në Komunën e Mitrovicës, për familjet në nevojë.
Ndërsa qytetarja Anemonë Zeneli, e vlerësoi lartë këtë organizim, pasi veç promovimit të një jete të shëndetshme, ka për qellim edhe anën humanitare.
Zeneli: E promovon një jetë të shëndetshme
“Po me pëlqen jashtëzakonisht shumë dhe mendoj që e promovon një jetë të shëndetshme, e pastaj të gjitha këto donacione shkojnë për familjet në nevojë, kështu që mendoj që është një kombinim shumë i mirë. Pse mos me i mbështet këto familje dhe iniciativën e FSK-së”, tha ajo.
Edhe qytetari Ejup Maqedonci e vlerëson shumë dhe të qëlluar këtë aktivitet, pasi për pos aspektit humanitar, ka edhe anën tjetër të mirë, sepse u ndihmon njerëzve që të jenë të përgatitur mirë fizikisht.
Maqedonci: “Vrapo me FSK-në”, është një iniciativë shumë e nevojshme
“Mendoj që iniciativa e Forcës së Sigurisë së Kosovës ‘Vrapo me FSK-në’, është një iniciativë shumë e nevojshme për Kosovën, sidomos kur kemi parasysh që këto mjete shkojnë për familjet në nevojë, shkojnë për njerëzit q kanë nevojë mese shumti për neve. Njëkohësisht kjo iniciativë ua mundëson të gjithë qytetarëve që të njohin përseafërmi të gjithë pjesëtarët e FSK-së”, tha ai për KosovaPress.
Maqedonci i ftoi qytetarët që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative, pasi që siç tha ai, për pos aspektit humanitar që ka kjo iniciativë, ndihmon njerëzit që janë në nevojë, kjo gjithashtu, i përgatit njerëzit që të jenë të gatshëm për aspektin fizik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...