Inspeksioni i ndërtimit në Gjilan, që funksion në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, ka vazhduar me rrënime të objekteve, të cilat janë konstatuar se janë pa leje ndërtimi.
Siç njofton Zyra për informimë e kësaj komune, gjatë ditës së sotme, inspeksioni ka demoluar disa shtylla të mbindërtimit në objektin e banimit kolektiv në “Rrugën Qarkore”, sikurse që ka rrënuar objektin në rrugën Gjilan-Bujanoc, i destinuar për afarizëm.
Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka qenë i pranishëm në terren, ka thënë se pas rrënimit të këtyre objekteve, dy pronarët i janë drejtuar Drejtorisë përkatëse, duke bërë kërkesën për t’u pajis me leje.
Ai ka ritheksuar se Komuna e Gjilanit do të ketë zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegalë, derisa ka informuar se aksioni i rrënimit do të vazhdojë edhe në ditët ne vazhdim.
Shefkiu ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Ndryshe, gjatë këtij viti, inspeksioni i ndërtimit në Gjilan ka rrënuar katër objekte ilegale.
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...