Google ADS

Rashiti bën bashkë sërish pozitën dhe opozitën

17:13 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Do të vazhdojnë edhe sonte takimet e ndërmjetësuara nga Naim Rashiti dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar.

Takimi i radhës do të mbahet sonte nga ora 18:00, në një nga lokalet e kryeqytetit.

Prezent në këtë takim pritet të jenë nga dy përfaqësues të pesë partive më të mëdha parlamentare, shkruan indeksonline

Takimi i fundit ishte mbajtur para dy jave në Tiranë.

Në këto takime po diskutohet për çështjet si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe zgjedhjet.

Deri me tani ende nuk ka përafrim të qëndrimeve sa i përket këtyre temave.

Takimet po zhvillohen në nivel të nënkryetarëve, por disa nga to janë mbajtur edhe në nivel të liderëve.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme