Çifti të martuar për 71 vjet vdesin për një ditë

17:20 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Derisa vdekja të na ndajë! Një çift britanik të martuar për 71 vjet, vdiqën vetëm 4 minuta ndërmjet.

Wilf Russel, 93, vdiq në një shtëpi kujdesi pas luftës me demencë, e cila bëri që ai të mos e njihte më gruan e tij.

Gruaja e Wilf, Vera – 91 vjeçe, vdiq në një spital e sëmurë pasi burri i tij nuk e kujtonte atë më.

Burri vdiq në Shtëpinë e Kujdesit në Leicestershire dhe pa e ditur se burri i saj kishte vdekur, rreth katër minuta më vonë Vera vdiq gjithashtu.

Mbesa e tyre, Stephanie Welch tha për Leicester Mercury: “Gjyshi im ishte diagnostikuar me demencë një vit më parë dhe para një muaji ishte vendosur në shtëpinë e kujdesit.

Gjyshja shkonte vazhdimisht ta vizitonte atë por ai nuk e njihte atë fare – dhe kështu shëndeti i saj filloi të përkeqësohej nga ajo ditë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme