Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për shëndetësi me shtetin italian, zëvëndësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti sot në një takim delegacionin nga Instituti Italian për Bashkëpunim, kryesuar nga Antonella Cortese dhe Pircalo Vincentini.
Qëllimi i këtij takimi ishte investimi në një laborator të mikrobiologjisë, që do të jetë investim i përbashkët i MSH-së me Ambasadën Italiane në Prishtinë.
“Tani jemi në fazën e blerjes të pajisjeve”, theksoi zëvendësministri Sadiku, ku Ministria e Shëndetësisë do të kontribuojë me 150 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër nga shumë totale prej 258 mijë eurove sa do të kushtojë i gjithë projekti, do ta financohet nga Ambasada italiane.
Delegacioni italian dhe zëvëndësministri Sadiku me këtë rast vizituan Klinikën Infektive me qëllim të identifikimit të lokacionit ku do të vendoset laboratori dhe specifikimit të pajisjeve të nevojshme për laborator në këtë klinikë.
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...