Google ADS

5 shenjat që një person i vdekur, është gjithmonë pranë

16:02 | 3 Prill 2017
L G

Është e vështirë të humbasësh një person që do, as nuk ia vlen të thuhet. Të gjithë ne kemi humbur një person të rëndësishëm dhe ky është realiteti i ashpër i jetës.

Megjithatë, edhe pse ata kanë shkuar fizikisht, ata ende mund të jenë të afërm me ne, nga koha në kohë.

Këto janë disa shenja që personi juaj më i dashur që keni humbur është ende me ju: Mund ta “nuhasësh” Kur shpirti i një personi të dashur është afër, mund të shfaqet në disa mënyra.

Një nga format më të zakonshme është era.

Mund të nuhasësh një parfum, një aromë ushqimi dhe menjëherë mund të të vijë në mendje kujtimi i një personi.

Është thjesht një mesazh që ju dërgon direkt në kujtimin e personit tuaj të dashur.

Shfaqen në ëndrrat tuaja .

Kjo është një nga format më të zakonshme të shpirtrave për të bashkëvepruar me ne. Mendja jonë e ndërgjegjshme është më e hapur në botën e shpirtrave dhe shpesh i lejon ata të futen tek ne.

Shpirtrat në ëndrra mund të jenë reale dhe joreale. Kini vëmendjen dhe mbajini mend ato që mund t’ju thonë, qoftë edhe në ëndërr, sepse mund të jetë një mesazh përtej varrit.

Mund të humbisni sendet tuaja Mund t’ju duket sikur keni luajtur mendsh, kur kupton se disa sende kanë lëvizur nga vendi, kur ju e dinit se ku ata ishin.

Kjo mund të jetë për faktin se ndonjë i afërm që keni humbur do të vazhdojë të luajë me ju. Duket si shaka, por fakti se ata kanë vdekur, nuk do të thotë se nuk duan të vazhdojnë “të luajnë” me ju.

Biseda të pazakonta me “veten”

Ju mund të përjetoni mendime që ju bëjnë të ndjeheni sikur ata të jenë aty, duke bërë një monolog të brendshëm. Kjo është një shenjë se ata janë gjithmonë me ju.

Shenjat në funeral Sipas James Van Praagh, psikolog i njohur, shpirtrat tanë marrin pjesë në funeralet e tyre. Ata enden nëpër dhomë, duke u përpjekur për të ngushëlluar të dashurit e tyre dhe për t’u dhënë atyre shenjat që gjithçka është mirë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme