Google ADS

Dënohet me 7 vjet burg për një vrasje të kryer para shtatë viteve

15:41 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin, me të cilin i akuzuari P.R është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari P.R është fajtor sepse më 29 nëntor të vitit 2010, rreth orës 22:30 në lokalin e tij “Te Shfaba” në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, pas një konflikti me tani të ndjerin F.G i cili ishte së bashku me tre të pandehur tjerë, kishte filluar një përleshje fizike mes tyre duke u gjuajtur me shishe të birrës, grushte dhe shqelma ku i akuzuari P.R kishte marr lëndime trupore, ndërsa i ndjeri F.M me tre të pandehurit ishin larguar nga lokali.

I akuzuari P.R kishte marr revolen në banakun e lokalit të tij dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të tyre me ç ‘rast kishte qëlluar tani të ndjerin F.G i cili kishte mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes.

Me këtë veprim i akuzuari P.R ka kryer veprën penale vrasje e rëndë si dhe veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme