Google ADS

Kaltërohet “B”-ja e NEWBORN për ditën ndërkombëtare të Autizmit

15:46 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Të dielën, më 2 prill u shënua Dita Ndërkombëtare e Autizmit edhe në Kosovë. Për nder të kësaj dite u organizuan aktivitete të ndryshme në të cilat mori pjesë edhe klubi i bamirësisë së studentëve të RIT Kosovë™ (A.U.K).

Një prej qëllimeve kryesore të klubit të bamirësisë të studentëve të RIT Kosovë™ (A.U.K) është vetëdijesimi i shoqërisë për çështje të ndryshme, përfshirë këtu edhe autizimin.

Për këtë ditë, vullnetarët e klubit të bamirësisë organizuan një kampanjë vetëdijesimi në kampusin e RIT Kosovë™ (A.U.K), duke e dekoruar kampusin me balona të kaltërta dhe me posterë me informata rreth Autizmit.

Përveç kësaj, vullnetarët e klubit morën pjesë në kampanjën online “Light It Up Blue”, të organizuar nga organizata ndërkombëtare Autism Speaks, me ç’rast shpërndanë fotografi dhe postime online duke përdorur hashtag #lightitupblue.

Vullnetarët e klubit i janë bashkangjitur edhe Marshit për Autizëm, organizuar nga Shoqata OJQ “AUTIZMI”. Ky marsh përfundoi te monumenti Newborn, ku shkronja B ishte kaltërsuar për ditën ndërkombëtare të Autizmit. Klubi i bamirësisë së studentëve të RIT Kosov (A.U.K) ka pasur edhe bashkëpunime të mëhershme me shoqatën OJQ “AUTIZMI”, ku vullnetarët e klubit kanë përgatitur dhurata të Vitit të Ri për fëmijët e kësaj shoqate.

Aktivitetet e tjera të klubit ishin edhe kaltërimi i ndërtesës së RIT Kosovë (A.U.K).

charity-club

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme