Një asteroid shumë i rrezikshëm rrezikon të përplaset me Tokën

15:18 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Një asteroid 1 kilometër i gjerë është nisur drejt Tokës, duke i bërë astronomët ta etiketojnë si “potencialisht të rrezikshëm”.

Fatmirësisht, guri gjigant nga hapësira ‘2014 JO25’ pritet të kalojë nga planeti ynë në mënyrë të sigurt, transmeton portali arbresh.info.

Sipas NASA-s takimi që do të ndodhë me 19 prill do të jetë më i afërti që do ta bëjë një asteroid pranë Tokës në 400 vjet, dhe nuk do të ketë takim të tillë edhe për 480 vite të tjera.

Megjithatë, një fluturim tjetër pritet të bëhet më 2091 dhe ky gur hapësinor gjithashtu rregullisht i afrohet Merkurit dhe Venerës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme