Google ADS

Nis sinjalizimi i rrugëve në Rahovec

14:18 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Komunën e Rahovecit ka nisur projektin për “Sinjalizimi Vertikal dhe Horizontal i rrugëve në Komunën e Rahovecit”, ku është filluar vendosja e shenjave vertikale nëpër qytet për të vazhduar me vendkalime të shënuara për këmbësorë në ato pjesë ku është paraparë të plotësohet me vendkalime të reja.

Sipas një komunikate të KOmunës së Rahovecit, pas përfundimit të fazës së parë, punimet do të vazhdojnë me vendosjen e vendkalimeve të këmbësorëve (zebrave) dhe tabelave tjera të nevojshme në afërsi të shkollave nëpër të gjitha fshatrat e Komunës së Rahovecit, me qëllim që nxënësve t’iu mundësohet kalim i rrugës në mënyre më të sigurt. Po ashtu, edhe ngasësit do të informohen me herët për afërsinë e shkollave dhe për pranin e fëmijëve në rrugë.

“Paralelisht me këtë fazë, do të bëhet shqyrtimi i kërkesave të banoreve për vendosjen e ngadalësuesve të shpejtësisë (Police të shtrire). Pas përfundimit të shqyrtimit të kërkesave, do të fillohet vendosja e ngadalësuesve të shpejtësisë (Policeve të shtrire)Pas përfundimit të këtyre fazave, do të vazhdohet me shënjezimin horizontal si: vija gjatësore , shigjeta orientuese dhe oaza. Punët në teren për implementimin e këtij projekti janë duke u bërë nga operatori ekonomik NSH “LIRIU””, thuhet në komunikatën e komunës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme