Hoxhaj do të uronte Daçiqin, por jo edhe Vuçiqin (VIDEO)

14:15 | 3 Prill 2017
arbresh.info

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, nuk tregon nëse institucionet e Kosovës do të drejtojnë një urim në adresë të presidetin të sapozgjedhur serb, Aleksandër Vuçiq.

Arbresh.info e ka pyetur atë për këtë çështje, por ministri Hoxhaj, u shpreh se do të uronte ministrin e jashtë serb, Ivica Daçiq, nëse do të bëhej kryeministër, pasi sipas tij, kjo është kompetencë e presidentit.

“Por, për Daçiqin mund të flas, për të tjerët i takon të tjerëve,” është shprehur Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Në video e shihni deklarimin e plotë të tij për këtë çështje./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme